Ballkani me trajner dhe ndihmëstrajner të ri

Klubi i Ballkanit ka emëruar sot trajnerin dhe ndihmëstrajnerin e ri.

Trajneri i ri i Ballkanit është ish-futbollisti i këtij klubi, Arsim Shala, kurse ndihmës i tij do të jetë gjithashtu ish-futbollisti suharekas, Armend Kolgeci.

Të dy këta kanë nënshkruar kontratat 1 vjeçare në zyret e klubit në prani të kryetarit të klubit, Korab Elshani dhe anëtarit të bordit, Florim Kryeziu.