Ballkani me sulmin më të mirë në Superligë, por mund të kalohet sot

Ballkani aktualisht ka sulmin më të mirë në Superligën e Kosovës, me 13 gola të shënuar pas shtatë xhirove.

Në ndeshjen e fundit kundër Ferizajt, ata shënuan katër gola, duke i pozicionuar në krye të listës së golashënuesve, shkruan Gazeta OLLE.

Nëse Malisheva sot arrin të shënojë dy apo tre gola kundër Feronikelit, ata do të barazohen ose edhe ta tejkalojnë Ballkanin në renditjen e golashënuesve, duke krijuar një garë të ngushtë për sulmin më efikas në kampionat.

 

Zekirija Ramadani e fitoi ndeshjen me zëvendësimet e tij

Skifterat premtojnë spektakël: Të gjithë bashkë si një, t’i japim motiv djemve tanë