Ballkani me prodhim vendor, Drita e Gjilani me futbollistë nga rajoni, Afrika e Amerika Latine, kush do ta fitojë titullin kampion?

“Lufta” për titullin kampion në këtë edicion sa vjen e bëhet më interesante kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit, shkruan “Zeri.info”.

Drita, Ballkani dhe Gjilani janë skuadrat që kanë mbetur në garë për vendin e parë.

Interesant do të jetë fakti se a do të triumfojë kësaj radhe produkti vendor ose ai i rajonit, Afrikës e Amerikës Latine.

Në të dhënat e “Zeri.info” del se “armata” e trajnerit Ismet Munishi është skuadra që ka më shumë produkt vendor.

Edvin Kuçi (Novi Pazar), Artur Magani (Shqipëri) dhe Effa Lazare Tristan Dylan – Kamerun (i huazuar tek Istogu) janë lojtarët e vetëm që nuk janë nga Kosova e të cilët kanë dhënë kontribut për Ballkanin në këtë edicion.

Për dallim nga Ballkani, klubi nga Anamorava, Drita e Gjilani forcat e tyre i kanë koncentruar edhe në tregun jashtë Kosovës.

Darko Tofiloski – Maqedoni e Veriut, Ardian Cuculi – Maqedoni e Veriut,

Lirim Mema – Maqedoni e Veriut, Erjon Vucaj – Shqipëri, Izair Emini – Maqedoni e Veriut, Bunjamin Shabani – Maqedoni e Veriut, janë gjashtë futbollistët jokosovarë e që aktivizohen për Dritën.

Edhe trajneri i këtij ekipi, Ardian Nuhiu, vjen nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Derisa Drita e kërkon titullin me gjashtë lojtarë që nuk janë nga Kosova, Gjilani e synon me 15 sosh.

Shkëlzen Ruçi – Shqipëri, Oltion Rapa – Shqipëri, Franc Veliu – Shqipëri, Ylli Shameti – Shqipëri, Erlis Frashëri – Shqipëri, Fjori Januzi – Shqipëri, Sebino Plaku – Shqipëri, Gerhard Progni – Shqipëri, Jackson Ferreira – Brazil, Muhamed Useini – Maqedoni e Veriut, Muamer Svraka – Bosnjë dhe Hercegovinë, Keita Aziz – Breg i Fildishtë

Keita Razak – Breg i Fildishtë, Tomislav Busiç – Kroaci, Darko Nikaç – Mal i Zi, janë lojtarët që drejtohen nga “timonieri” nga Vlora e Shqipërisë, Gentjan Mezani.

Se a do t’i gëzohen në fund titullit kampion në Kosovë trajneri prishtinas Ismet Munishi me produktin vendor ose shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut së bashku me ndërkombëtarët dhe lojtarë vendorë mbetet të shihet.

Drita momentalisht i prin tabelës me 65 pikë, Ballkani ndodhet i dyti me 52 sosh, kurse Gjilani zë pozitën e tretë me 61 pikë.

Këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjet e mbetura.

Lojtarët që nuk janë nga Kosova dhe që aktivizohen te Drita

Darko Tofiloski – Maqedoni e Veriut

Ardian Cuculi – Maqedoni e Veriut

Lirim Mema – Maqedoni e Veriut

Erjon Vucaj – Shqipëri

Izair Emini – Maqedoni e Veriut

Bunjamin Shabani – Maqedoni e Veriut.

Trajner: Ardian Nuhiu

Lojtarët që nuk janë nga Kosova dhe që aktivizohen te Ballkani

Edvin Kuc – Mal i Zi

Artur Magani – Shqipëri

Effa Lazare Tristan Dylan – Kamerun (i huazuar tek Istogu).

Lojtarët që nuk janë nga Kosova dhe që aktivizohen te Gjilani

Shkëlzen Ruçi – Shqipëri

Oltion Rapa – Shqipëri

Franc Veliu – Shqipëri

Ylli Shameti – Shqipëri

Erlis Frashëri – Shqipëri

Fjori Januzi – Shqipëri

Sebino Plaku – Shqipëri

Gerhard Progni – Shqipëri

Jackson Ferreira – Brazil

Muhamed Useini – Maqedoni e Veriut

Muamer Svraka – Bosnjë dhe Hercegovinë

Keita Aziz – Breg i Fildishtë

Keita Razak – Breg i Fildishtë

Tomislav Busiç – Kroaci

Darko Nikaç – Mal i Zi

Trajner: Gentjan Mezani.