Ballkani me kërkesë zyrtare për FFK-në: Nuk duam që këta dy gjyqtarë t’i referojnë ndeshjet tona!

Ballkani i ka bërë një kërkesë zyrtare Federatës së Futbollit të Kosovës, duke kërkuar që dy gjyqtarët, Besfort Kosumi dhe Fatmir Tahiri, të mos i referojnë ndeshjen e skuadrës nga Suhareka.

Më poshtë “Olle” ua përcjellë reagimin e plotë të Ballkanit.

“Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it.

Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojn këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizem të dëshmuar.

I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi demtuar në mënyrë drastike me dt: 20.10.2019 si mysafir i FC Drita .

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare, nëse kërkesa e jonë nuk pranohet atëher jemi të detyruar ti drejtohemi organëve më të larta Gjysore në Kosove, po ashtu shqetësimin tonë do ta dërgojm edhe në Uefa”. /Gazeta Olle/

Kërkesë publike për FFK-nDuke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve…

Gepostet von FC Ballkani am Freitag, 10. Juli 2020