Ballkani me fat, kundërshtari në Ligën e Konferencës është më i lehti i mundshëm

Pas humbjes që mori Ballkani në kuadër të raundit të parë ndaj Zalgirisit në kuadër të Champions League, Ballkani do ta vijojë aventurën e saj në Conference League.

Përballë suharekasve do të jetë skuadra nga San Marino, La Fioritan, transmeton lajmi.net.

Si kampion i San Marinos, La Fiorita u kualifikua në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ndeshjen e parë nga Inter Club d’Escaldes.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë përballja e tyre ndaj kampionëve kosovarë.

Skuadrat kosovare të fuqishme në ‘Fadil Vokrri’, zhgënjyen në udhëtim

“Për këtë harxhuam 100 milionë euro?! Duket si Andy Caroll”, tifozët e Liverpool tallen me Nunez (VIDEO)