Drenica shënon fitore minimale por shumë të rëndësishme ndaj Llapit

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. 

Tashmë Ballkani edhe zyrtarisht është shpallur kampion, ndërsa po vazhdon lufta e skuadrave të cilat kërkojnë ikjen nga barazhi, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit sot do të festojnë titullin në shtëpi ndaj Malishevës, ku pikët për mysafirët kanë rëndësi të madhe.

Duel tjetër interesant zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica pret Llapin.

Kuqezinjtë kanë pikë të njëjtë me Malisheven dhe momentalisht janë në pozitën e tetë, atë që dërgon në barazh, andaj ky duel ka shumë rëndësi.

Ndërkohë Llapi po lufton për të dalë nënkampion në këtë edicion.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.


BALLKANI 2-3 MALISHEVA 

Përfundon ndeshja.

93′ GOOOOOOL: Ermal Krasniqi ngushton epërsinë e mysafirëve.

62′ GOOOOOOL: Malisheva shënon përsëri për ta rikthyer epërsinë e dy golave, realizon Xhevdet Shabani. 

61′ GOOOOOOL: Albion Rrahmani shënon, ngushtohet epërsia tani në Suharekë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

42′ GOOOOOOL: Hasan Hyseni dyfishon epërsinë e Malishevës.

11′ GOOOOOOL: Ronald Sobowale shënon, pas asistimit të Dren Kryeziut.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, As. Thaqi, Potoku, Kuc, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Sobowale.


DRENICA 1-0 LLAPI 

Përfundon ndeshja.

78′ GOOOOOL: Besfort Dervishaj realizon golin e epërsisë për Drenicën.

70′ Goditje tejet e fuqishme e Genc Hamitit por për mrekulli pret Ilir Avdyli. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

+12 minuta lojë shtesë!

45′ Tifozët “Shqiponjat e Zeza” më në fund largohen nga stadiumi, ndeshja rifillon përsëri. 

43′ Tifozët mbeten ende në tribuna, ndeshja nuk ka rifilluar. 

38′ Ndërpritet loja nga Genc Nuza, kërkohet largimi nga stadiumi i tifozëve të Drenicës të cilët po hedhin mjete pirkoteknike në fushë.

24′ Armend Abazi (Dre) godet transversalen, shpëton Llapi.

03′ Arbnor Ramadani godet bukur me volej por pret portieri Shala.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Shala, Kapra, Dushi, Jashari, Veliqi, Thaqi, Dervishaj, Mëziu, Hamiti, Zabergja, Abazi.

Llapi: Avdyli, Prenci, Jashari, Emini, Peposhi, Krasniqi, Ramadani, Ahmeti, Fazliu, Maliqi, Sadriu.


/Gazeta Olle/

Kosova U16 fiton edhe ndaj Shqipërisë

Batatina: Sot kam rrezikuar duke iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj, për ne me rëndësi është Kupa e Kosovës