Ballkani do të përballet me Ludogorets në kuadër të rrethit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampioni i Superligës së Kosovës do të synojë me të gjitha forcat që të nxjerr një rezultat pozitiv nga përballja e parë.
Skuadra nga Suhareka e di se çfarë niveli është Ludogrets dhe shpreson që të kenë paraqitje të mirë si vendas, në mënyrë që mos t’i lënë asgjë ndeshjes së dytë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliqi, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Kuc, Zyba, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Rrahmani.
Ludogorets: Padt, Witry, Plastun, Russo, Heister, Cafumana, Goncalves, Nonato, Despodov, Tissera, Vidal Rocha. /Gazeta Olle/