Ballkani pret Lincoln Reds Imps në ndeshje e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas kalimit me sukses të Larnes në raundin e dytë, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Prishtinë.
[related-to url=”https://telegrafi.com/dita-e-ndeshjes-ballkani-eshte-nikoqir-lincoln-red-imps/”]
Ilir Daja ka vendosur që ta fillojë ndeshjen me Enea Koliçin në portë, ndërsa në mbrojtje do të paraqitje Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumardh Dellova dhe Lorenc Trashi.
Më mesfushë do të luajnë Edvin Kuc, Qëndrim Zyba dhe Almir Kryeziu. Sulmi do të përbëhet nga Meriton Korenica, Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha.
Në anën tjetër Lincoln do të luajë në sulm me emra si Britto, Kike Gomez dhe Juampe.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Kryeziu, Kuc, Zyba, Korenica, Berisha, Gripshi.
Lincoln: Coleing, Ayew, Sergeant, Lopes, Nano, Walker, Yahaya, Mandi, Juampe, Gomez, Britto.
/