Ballkani kryeson renditjen pas xhiros së katërt, Drenica e Gjilani në mes të tabelës

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, mes Drenicës dhe Gjilanit.

Takimi ka përfunduar baras, pa gola, edhe pse të dyja ekipet kishin rastet e tyre.

Momenti më interesant i kësaj sfide ndodhi 10 minuta para fundit të gjysmës së parë.

Gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti për mysafirët. Megjithatë, pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, Çaka vendosi ta anulonte vendimin e dhënë.

Pas katër ndeshjeve të para, të dyja ekipet tubojnë nga pesë pikë dhe ndajnë pozitën 5 respektivisht 6.

Tabela kryesohet nga Ballkani me 10 pikë.

🚨 LIGA E PARË 🚨❌ Trepça turpërohet në shtëpi, Dardana fiton në udhëtim! ➡️ bit.ly/3ngsxBt

Gepostet von Gazeta OLLE am Donnerstag, 1. Oktober 2020