Ballkani konfirmon largimin e ndihmësit të Ilir Dajës

Ilir Daja ka mbetur pa ndihmës te Ballkani, pasi Ballkani ka ndarë rrugët me Artim Pollozhanin.

Ish-futbollisti i njohur shqiptar ka qenë pjesë e stafit teknik të Ballkanit që dy vite, derisa ai tanimë nuk është pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës.

Ka qenë Ballkani që përmes një njoftimi ka falënderuar Pollozhanin për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Falenderojmë trajnerin Artim Pollozhani, i cili për 2 vjet punoi me skuadrën tonë, duke dhënë kontribut si pjesë e stafit të trajnerëve në rrugëtimet tona të suksesshme.

Klubi i dëshiron suksese në vazhdimin e kamerieres së tij!

Faleminderit Pollo. /Gazeta Olle/

Xhaka nuk dëshiron t’i ndodhë te Leverkuseni ajo që përjetoi te Arsenali: Nuk mund ta shpjegoj me fjalë atë që përjetova vitin e kaluar

Fitorja e nëntë radhazi në Serie A, Interi marshon drejt titullit kampion