Pasi u emërua në krye të stolit Bekim Isufi, klubi ka prezantuar edhe pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah gjatë edicionit të ri në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
“Ndihmësit e trajnerit Isufi do të jenë Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi teksa Alban Shala do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri Labinot Qosa”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Stafi i plotë i Ballkanit: Kryetrajner: Bekim Isufi, ndihmës trajner: Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi, trajner kondicional: Alban Shala dhe trajner i portierëve: Labinot Qosa.
Skuadra suharekase i ka uruar stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme.
/Gazeta Olle/