Ballkani klubi më i mirë, Ilir Daja zgjidhet trajneri i vitit

Klubi i Ballkanit ka fituar çmimin si klubi më i mirë për vitin 2022, ndërsa Ilir Daja si trajneri më i mirë i vitit gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.

Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimeve.

Në futboll dy nga çmimet kryesore shkuan për kampionin aktual, Ballkanin, i cili u zgjodh si klubi më i mirë për vitin 2022.

Përveç Ballkanit edhe trajneri i tyre Ilir Daja u shpërblye si trajneri më i mirë i vitit që po lëmë pas.

FFK shpall formacionin e vitit 2022 në Albi Mall Superligë

Armend Thaqi futbollisti i vitit në Albi Mall Superligë