Ballkani – Klaksvik, formacionet zyrtare

Ballkani dhe KI Klaksvik do të takohen në kuadër të rrethit të tretë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vorri’ dhe fillon në ora 20:00.

Ilir Daja ka vendosur të luajë në portë me Damir Ljuljanovic, ndërsa në mbrojtjen janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi dhe Leonit Abazi.

Në mesfushë janë emra si Liridon Emërllahu, Edvin Kuc dhe Meriton Korenica.

Sulmi i është besuar, Albion Rrahmanit, i cili do të mbështetet nga Ermal Krasniqi dhe Nazmi Gripshi.

Formacionet zyrtare:

 

Kosova U18 luan të premten ndaj Irlandës

Otto John lirohet nga burgu dhe i bashkohet skuadrës së Superligës