Ballkani ka vendosur për trajner nga Gjermania

FC Ballkani në ditët në vijim do ta prezantojë trajnerin e ri.

 

Skuadra nga Suhareka do të drejtohet nga një trajner gjerman, por jo Thomas Brdaric, i cili e drejton Vllazninë e Shkodrës e për të cilin u raportua sot në medie.

“Zeri.info” nga burime të sigurta mëson se trajneri gjerman do të vijë për një pagë të majme te Ballkani, derisa emri i tij do të zbulohet për opinionin së shpejti.

Ndryshe, Ballkani ditën e sotme njoftoi se Bekim Isufi më nuk është trajner i skuadrës.

Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të martën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Isufin, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.

Në njoftim thuhet se brenda pak ditëve, do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri.

Stinorin vjeshtor të këtij edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani e ka përfunduar në pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë të mbledhura, dy më pak se Gjilani që është lider.

Agim Ademi takohet me Edon Zhegrovën, tregon bisedën me yllin e Kosovës

Për herë të parë në histori, Saraqi përfaqëson Kosovën në Kampionatin e Botës për shah