Ballkani ka një njoftim për gjithë tifozët e klubit

FC Ballkani ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi dhe është rikthyer në Suharekë.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në facebook, Ballkani ka bërë të ditur se do të rinisin përgatitjet e tyre gjatë ditës së sotme.

“Pas një faze shumë të mirë dhe të suksesshme në Kayseri, ekipi do të vazhdojë me të njëjtin përqendrim dhe ritëm maksimal për të bërë një sezon sa më të mirë”, shkroi në njoftim skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi.

Ndeshja e parë e Ballkanit në Superligë do të jetë ndaj Dukagjini më 21 gusht.

Ramadani ka një mesazh për lojtarët e Prishtinës pas fitores ndaj Bodo/Glimt

Stivi Frashëri përforcim i ri i Ballkanit?