Ballkani ka nisur përgatitjet në Mavrovë

Skuadra e Ballkanit ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet në Mavrovë, aty ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Faqja zyrtare e suharekasve njofton se ekipi ka kryer një stërvitje paraditen e sotme në fushën e blert dhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë, shkruan Gazeta Olle.

Gjithashtu, klubi njofton se ngarkesa që stafi teknik i ka dhënë ekipit, po bën që futbollistët të arrijnë formën fizike

Mund të jetë një imazh i 2 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë, bar dhe teksti që thotë "CIMA"

“Pasdite skuadra do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në fushën e blertë dhe i njëjti program do të ndiqet deri ditën e fundit të fazës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se shtabi teknik i Ballkanit u kompletua pak ditë më parë, dhe menjëherë kanë nisur punën intensive për sezonin e ri. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe bar

“Ju e dini çfarë duhet bërë”, momenti interesant kur Mancini publikon formacionin e finales ndaj Anglisë

Kapiteni largohet pas 14 vitesh nga Malisheva, njofton se ka oferta nga Superliga dhe Liga e Parë