Skuadra e Ballkanit është në kërkim të përforcimit të skuadrës në merkaton e janarit.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Ballkanit ka shprehur interesim për futbollistin e Tiranës, Vesel Limaj.
Megjithatë për transferimin e tij situata nuk është e lehtë – pasi lojtari ka kontratë me klubin e Tiranës.
Përveç kësaj, Limaj ka oferta edhe nga klubet turke për të vazhduar karrierën në Turqi.
Vlen të theksohet se Ballkani është ndër klubet e interesuara për shërbimet e mesfushorit, por gjithçka do varet nga Tirana dhe lojtari.