Ballkani po vazhdon me dominimin ndaj Larnes në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës.
Derisa pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të kampionit të Kosovës, paraqitja e mirë po vazhdon edhe në 45 minutat e dytë.
Ballkani ka shënuar edhe golin e tretë, tani përmes Nazmi Gripshit në minutën e 67-të.
Duket se skuadra nga Suhareka dëshiron ta përfundojë çështjen e kualifikuesit tutje në garën e tretë më të madhe në Evropë qysh në këtë përballje.
https://twitter.com/Qureshi_That/status/1683933344495722496