Ballkani gjen zëvendësuesin e Ilir Dajës, zyrtarizimi çështje ditësh

Ilir Daja është larguar nga Ballkani dhe klubi tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Shumë emra janë përfolur për ta marrë postin e trajnerit te kampioni në fuqi, por duket se atë post do ta marrë një njeri që ka punuar për një kohë.

Fjala është për ish-ndihmës trajnerin e Ballkanit, Afrim Pollozhani i cili ishte një kohë së bashku me Ilir Dajën.

Pollozhani ishte larguar nga Ballkani pikërisht pas një mosmarrëveshje me Dajën.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta rikthejnë Pollozhanin dhe t’i ofrojnë postin e trajnerit.

42-vjeçari do të ketë për objektiv ta mbrojë titullin e kampionit te suharekasit. /Gazeta Olle/

 

Stadiumi po bëhet gati, Ademi shpërndanë pamje nga përgatitja e fushës “Fadil Vokrri”

Kosova e ftoi edhe sa ishte pa skuadër Arbërin? Zbulohen prapaskenat se si familjes Zeneli i mbeti hatri ku Besforti refuzoi ftesën e Dardanëve