Ballkani fton tifozët të udhëtojnë me ‘charter’ për në Bullgari

Ballkani do të ndeshet këtë të mërkurë në orën 20:00 me Ludogorets për ndeshjen e dytë në raundin e parë kualifikues të Champions League, me takimin e parë që skuadra e Ilir Dajës e fitoi me rezultatin 2-0.

Ndërsa na ndajnë rreth dy ditë nga kjo sfidë, klubi i Ballkanit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.

Ballkani bën me dije se të gjithë tifozët që do duan të udhëtojnë drejt Bullgarisë për të ndjekur këtë ndeshje mund të bashkohen ta në aeroplanin Charter të marrë nga klubi.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“NJOFTIM!

Tifozë të dashur,

Të gjithë ju që jeni të interesuar për të fluturuar drejt Bullgarisë, për ta mbështetur klubin kampion të Kosovës, në duelin e dytë ndaj Ludogorets, mund të bëheni pjesë e nisjes së përbashkët, me aeroplanin Charter, të kontraktuar nga klubi.

Për çdo informatë detajuese, kontaktojeni agjensionin “Bon Voyage”, me përgjegjës Besnik Vitakun, në këtë numër telefoni:

+38346484848

Nisja bëhet të martën, sikurse edhe kthimi i përbashkët, pas ndeshjes.

Na priftë e mbara”-shkruan klubi nga Suhareka. /Gazeta Olle/

Lukaku te Juventusi, detajet e marrëveshjes

Valmir Sylejmani prezantohet te skuadra e madhe gjermane