Ballkani ‘fluturon’ në renditjen e re të UEFA-s: Renditja e të gjitha skuadrave shqiptare

Ballkani edhe këtë vit arriti të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që është një arritje e madhe për futbollin kosovar, ndërsa kjo është ndjerë edhe në renditjen e re të UEFA-s për klube.

Ky ishte viti i dytë me radhë që Ballkani luan në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme, suharekasit renditet në pozitën e 160-të klubeve evropiane me 8500 pikë.

Shkëndija e Tetovës është në pozitën e 174-të me 8000 pikë, si klubi i dytë më i mirë shqiptar në renditje.

Shkupi është në pozitën e 178 me 7500 pikë, ndërsa Partizani dhe Drita ndajnë pozitat 209 dhe 210 me nga 6500 pikë.

Gjilani është i 341-ti me 3000 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e 346-të.

Dukagjini, Llapi dhe Feronikeli janë në vendet 371, 372 dhe 373.

I fundit nga klubet shqiptare renditet Decic i Tuzit që mban vendin e 390-të. /Telegrafi/

 

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi në komisionin për marketing dhe komunikim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Gjithçka gati për Kampionatin Evropian të Hapur të Xhudos që do të mbahet në Prishtinë