Ballkani fiton pa shumë mund ndaj Malishevës

Ballkani ka fituar në udhëtim te Malisheva ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë me rezultat 2-3.

Kanë qenë vendasit që kaluan të parët në epërsi kur në minutën e parë shënoi Agon Xhaka për 1-0.

Ishte minuta e fundit e pjesës së parë kur Armend Thaqi asistoi bukur te Ermal Krasniqi që barazoi shifrat në 1-1.

Ermal Krasniqi shënoi përsëri në minutën e 57-të për t’i dhënë Ballkanit epërsinë 1-2.

Ndërkohë për 1-3 realizoi Meriton Korenica 16 minuta para fundit të ndeshjes.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte Behar Maliqi që shënoi për golin përfundimtar 2-3.

Me këtë fitore Ballkani ngritët në pozitën e dytë me 15 pikë, derisa Malisheva mbetet në vendin e tetë me shtatë pikë. /Gazeta Olle/ 

Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë klasikën e futbollit kosovar Prishtina – Drita

Sermaxhaj flet pas debutimit te Malisheva, tregon çka nuk shkoi në duel me Ballkanin