Ballkani fiton miqësoren e gjashtë golave ku u testua edhe VAR-i

Ballkani ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet miqësore.

Skuadra e Bekim Isufit ka arritur ta fitojë një tjetër takim, ku sot janë përballur me Vitinë.

Të besuarit e trajnerit Bekim Isufi kanë triumfuar me rezultat 4-2 ndaj vitiasve.

Golat për therandasit në këtë takim u shënuan nga Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi, Belndi Baftiu dhe Bleon Sekiraqa.

Trajnerët e të dyja skuadrave iu dhanë rast të gjithë futbollistëve për të luajtur në këtë miqësore.

Vlen të përmendet se në këtë takim është testuar edhe VAR-i. /Gazeta Olle/

Nisma fantastike e skuadrës gjermane, kush merr vaksinën fiton biletë falas

Edon Zhegrova operohet: Mezi pres të rikthehem