Ballkani fillon sezonin me ankesa: Nuk duam delegimin e këtij gjyqtari!

Ballkani është ankuar pas fitores 4:1 ndaj Besës në Pejë, duke protestuar për golin e anuluar të Nazmi Gripshit.

“Referi i njejt qe n’a anuloj golen e rregullt me Prishtinen vazhdon me avazin e vjeter.

Federata ju lutemi mos te jemi viktima te tilla se pasojat mund te jene shume te renda”, shkruan Ballkani në faqen zyrtare.

Referi i njejtë që e anuloj golin e rregullt me Prishtinën vazhdon me avazin e vjetër , Federatë ju lutemi të mos jemi viktima të tilla sepse pasojat mund të jenë shumë të rënda .

Gepostet von FC Ballkani am Samstag, 19. September 2020

Het-trik dhe asistim. Si mund të niste më mirë kampionati për Mirlind Dakun?

Sulmuesi i Ballkanit u shpreh i lumtur për paraqitjen individuale dhe trepikëshin e skuadrës.

“Është ndjenjë e mirë. Jam i gëzuar për tri pikët e fituara e po ashtu edhe për golat e realizuar”, deklaroi Daku për Art Sport.

“Të nisësh kampionatin në këtë mënyrë është shumë mirë. Shpresoj se do të vazhdoj të ndihmojë skuadrën me gola në këtë mënyrë”, shtoi Daku.

🔴 SUPERLIGA LIVE🔥 FC Ballkani e "njofton" FC Besan me Superligë, Mirlind Daku me shokë shkatërrojnë pejanët në Brestovik! ➡️ bit.ly/2ZUO2xA

Gepostet von Gazeta OLLE am Samstag, 19. September 2020

Ismet Munishi e vlerëson lart paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Besës në Brestovik të Pejës, ku Ballkani fitoi bindshëm, 4:1.

Munishi ka theksuar që ndeshjet e para janë të vështira, prandaj i gëzohet edhe më tepër fitores së thellë sot.

“Jam shumë i kënaqur sepse ndeshjet e para janë shumë të vështira, derisa edhe ngarkesa është e madhe”, deklaroi Munishi.

“Patëm përballë një kundërshtar të fortë që luftoi shumë. Pranë rezultatit 1:0, ata patën patën një rast të mirë për të barazuar ndeshjen”.

“Rezultati është i thellë, por nuk është real”, theksoi Munishi.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

BESA – BALLKANI 1:4

90+3′ Mbyllet ndeshja në Brestovik. Ekipi nga Suhareka fiton bindshëm 4:1.

90+3′ Goditje e bukur nga Kuc. Topi për pak centimetra shkon jashtë.

90′ Salihu realizon pas gabimit fatal të Haxhihamzës. 1:4.

85′ Da Silva tenton për golin e nderit, Ramiz Bytyqi shpëton gol të sigurt.

83′ Maksutaj depërton dhe godet nga e majta, pret pa problem Kolaj. Besa s’ka fuqi të bëjë asgjë.

76′ Brruti i pejanëve godet fuqishëm, super-pritje nga Haxhihamza.

68′ GOOOOOL! Daku kompleton het-trikun nga penalltia. 0:4.

67′ Penallti për Ballkanin. Pengohet në mënyrë të palejueshme Potoku.

59′ Gjyqtarët anulojnë për pozitë jashtë loje një gol të pastër të Ballkanit me Gripshin. Gabim i pabesueshëm.

53‘ GOOOOOL! Daku sërish shënon nga afërsia. Kolaj pret goditjen e Gripshit, por gjilanasit realizon nga afërsia. 0:3.

51′ GOOOOOL! Daku shfrytëzon gabimin e mbrojtjes vendëse. 0:2!

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45‘ Mbyllet pjesa e parë.

40′ Shfaqet mundësia e parë për Besën, Haxhihamza pret goditjen e Matheus i cili ishte në rast ideal.

34′ Rast për Gripshin që të debutojë me gol, por nuk tregohet i saktë.

31‘ Depërtim fantastik nga Krasniqi nga e majta, i cili i afrohet portës dhe godet me të majtën, por portieri Kolaj shpëton Besën.

29‘ Mundësi e mirë për Kuc të mysafirëve, i cili gjuan mbi portë me të majtën.

25‘ Gjyqtari kryesor jep një karton të verdhë në bankinën e Ballkanit. Nuk dihet a ishte për trajnerin Munishi apo ndihmësin e tij, Maliqin, i cili ishte më i zëshëm.

19′ GOOOOOL! Ermal Krasniqi realizon me rofeshatë pas asistimit të Mirlind Dakut me finte. 0:1.

17‘ Daku del në mundësi të mirë, por vonohet shumë dhe shkakton goditje dënimi.

3′ Aksion i zgjatur i Ballkanit, godet bukur Gashi por topi pDr pak centimetra jashtë portës.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Scekic, Rajovic, Papuqi, Matos, Halili, Sheqerolli, Sebastian, Brruti, Tahiri, Matheus.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Prekazi, Gashi, Gripshi, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Kuc.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi, Ilir Mehmeti.