Ballkani fillon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë

Ballkani ditën e djeshme ka marrë rrugë për në Turqi, për të kryer fazën përgatitore.

Skuadra kampione e Kosovës do të qëndrojë për dy javë në tokën turke, ku do të zhvilloj ndeshje miqësore, por edhe finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Llapit.

Gjithsesi sot ka nisur faza përgatitore e klubit, ku kanë mbajtur dy seanca stërvitore.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Nis misioni ANTALYA.

Skuadra ditën e sotme ka kryer dy stërvitje nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja.

Përgatitje intenzive do vazhdojnë edhe ditëve në vijim me qëllim të jemi sa më të gatshëm për stinorin pranverorë.

Përveç stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore për të cilat do njoftoheni me kohë, do të zhvillojmë edhe finalen e Superkupës së Kosovës kundër Llapit.

Na priftë e mbara Suharekë. /Gazeta Olle/

FIFA dënon sërish Serbinë pas ofendimeve në Kampionatin Botëror

Ballkani e ka marrë me vete në Turqi zëvendësuesin e Ermal Krasniqit, në pritje të zyrtarizimit të tij