FC Ballkani vazhdon serinë e rezultateve mbresëlënëse në Superligën U-21, duke shënuar një fitore goleadore në udhëtim te Llapi me rezultatin bindës 2-7.
Në këtë ndeshje, Krenar Dulaj shkëlqeu me katër gola, duke udhëhequr ekipin drejt triumfit, shkruan Gazeta OLLE.
Kontributi i tij u plotësua nga dopieta e Fidan Gashit dhe një gol i realizuar nga Gentian Kabashi.
Kjo fitore dëshmon për formën e shkëlqyer që po kalon ekipi i Ballkanit dhe progresin e vazhdueshëm që po bëhet nën drejtimin e stafit teknik dhe mbështetjen e kryesisë.
Fitorja kundër Llapit është një tjetër dëshmi e punës së madhe dhe përkushtimit që ka karakterizuar të gjithë strukturën e klubit, nga lojtarët e deri te drejtuesit.
FC Ballkani U-21 po tregon se është një forcë për t’u llogaritur në kampionat, duke vazhduar të ngjitet me ambicie dhe profesionalizëm.