Ballkani e nisë nga mbrojtja, Munishi konfirmon Prekazin!

Ballkani i Ismet Munishit i ka befasuar të gjithë këtë edicion.

Skuadra nga Suhareka është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës me 34 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve, raporton Zëri.

Pas një stinori fantastik, Ballkani ka nisur të mendojë menjëherë për transferimet që do të ndodhin në afatin kalimtar dimëror.

Transferimi i parë i Ballkanit do të jetë mbrojtësi i Feronikelit Arbër Prekazi.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar vetë trajneri Munishi në një prononcim për Zërin.

“Arbër Prekazi është 99 përqind futbollist i Ballkanit”, ka thënë shkurtimisht Munishi.

Ndryshe, Munishi dhe Prekazi kanë kujtime të bukura së bashku në futbollin e Kosovës.

Ata e kanë fituar titullin në vitin 2014 me Vushtrrinë, teksa në Hajvali kanë qenë së bashku duke treguar futboll të jashtëzakonshëm, ku Hajvalia u shpall nënkampione.

Edhe te Feronikeli, Prekazi dhe Munishi kanë punuar së bashku për një kohë të shkurtër.