Ballkani e ndal në miqësore skuadrën e Superligës së Turqisë

Ballkani e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë miqësore në Turqi, atje ku po qëndron për fazën finale të përgatitjeve.

Skuadra e Bekim Isufit ka barazuar 1-1 ndaj Kayserispor të Turqisë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo skuadër garon në Superligën turke, andaj barazimi është rezultat pozitiv për suharekasit.

Pjesa e parë i takoi Ballkanit, ku edhe e mbyllën me epërsi. Golin e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë Kayserispor e barazoi rezultatin përmes Manuel Fernandes, dhe me këtë rezultat u mbyll kjo miqësore.

Suharekasit do t’i zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera gjatë qëndrimit në Turqi.

/Gazeta Olle/

Agron Beqiri transferohet te Rahoveci

Gjilani nuk e gjen rrugën e golit as në miqësoren ndaj Rabotnickit