Ballkani e mposhtë në miqësore skuadrën evropiane me vlerë gati 4 herë më të madhe

Ballkani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Jagiellonia, ekip nga Superliga e Polonisë.

Këtë ndeshje e ka fituar skuadra nga Suhareka me rezultat 1-2.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, i kanë realizuar dy mbrojtësi Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Jagiellonia në Superligën e Polonisë gjendet në vendin e shtatë me 20 pikë të grumbulluara. Ndërsa, Ballkani në Superligën e Kosovës e ka mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e dytë me 38 pikë.

Jagellonia në Transfermarkt kap vlerën 14,78 milionë euro ndërsa Ballkani 3,98 milionë euro.