Ballkani e mohon: Nuk kemi biseduar asnjëherë me Besart Berishën

Bujë e madhe u bë ditën e sotme rreth ardhjes së Besart Berishës në futbollin kosovar.

U raportua se Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin veteran, por një gjë e tillë nuk kishte qenë e vërtetë.

Ka qenë vet klubi suharekas që ka mohuar marrëveshjen me ish-sulmuesin e Melbourne Victory.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombëtares sonë suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Gazeta Olle/

Arbëria ndryshon sërish ambient që në fillim të sezonit të ri

Gjyqtarët e super xhiros së katërt në Superligën e Kosovës