Ballkani e mirëpret shortin me Dukagjinin

Ballkani e konsideron të volitshëm shortin e çerekfinales së Kupës së Kosovës, ku “peshkoi” Dukagjinin.

Menaxheri Arben Osmani ka folur pas shortit.

“E konsiderojmë të volitshëm sikurse edhe çdo lojë që ka qenë deri më tani”, deklaroi ai për Gazetën Olle.

“Ne do të dalim në fushë për të dhënë maksimumin, me zhvillu lojën tonë, kështu që cilido ekip që kish ra për neve është e mirëseardhur”.

“Ballkani ka synim vetëm të shfaq futboll të mirë, të tjerat do të vijnë, në fushë do ti demonstrojmë të gjitha kualitetet të cilat i posedojmë”, shtoi ai.

Dukagjini-Ballkani zhvillohet më 7 ose 8 shkurt 2020. /Gazeta Olle/