Ballkani dominon ndaj Zalgirisit, por pjesa e parë mbyllet me barazim

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Pas 45-minutave lojë, skuadrat kanë shkuar në pushim me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Nazmi Gripshi ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të me një supergol nga largësia.

Pas 10 minutave, mysafirët barazuan në 1-1 përmes Oliver Buff, i cili realizoi me kokë nga rivënia anësore, në rastin e tyre të parë në takim.

Kosovarët ishin bindshëm më të mirë në këtë pjesë, por dështuan t’i shfrytëzonin rastet e tjera të shënimit. /Gazeta Olle/

 

Zalgiris barazon ndaj Ballkanit në rastin e tyre të parë në ndeshje

Nuhiu dhe Limani shprehen optimistë para ndeshjes ndaj Inter Turku në Conference League