Ballkani do ta kryej fazën përgatitore në Turqi, zbulohet skuadra e Superligës turke që do të luajnë miqësore

Ballkani po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri 2021/22.

Suharekasit kanë njoftuar se ditën e nesërme do të nisen për në Turqi, aty ku do të zhvillojnë edhe fazën e fundit përgatitore para fillimit të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.

Ekipi i Bekim Isufit do të qëndrojë në qytetin e Kayserit, ku lartësia 1500 metra mbi nivelin e detit, do t’i mundësojë skuadrës të stërvitet në kushte optimale klimatike.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, Ballkani do t’i zhvillojë tri miqësore, e njërën prej tyre me skuadrën e Superligës turke.

“Në tokën turke, ekipi do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore ku fillimisht do të përballet me Kayserispor, ekip ky që militon në Superligën turke. Pas fazës së suksesshme në Mavrovë, ekipi do të mbyllë përgatitjet në Turqi”, thuhet në njoftimin e klubit.

/Gazeta Olle/

Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi transferohet te Rijeka

Goditja e radhës nga Dukagjini, transferon futbollistin nga Kroacia