Ballkani dhe Prishtina do të përballen në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka dhe ajo nga kryeqyteti do të tentojnë të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.
Drejtori sportiv tek Ballkani, Nderim Nexhipi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se pret një ndeshje të vështirë, por se do të bëjnë më të mirën për të kaluar tutje.
Kujtojmë që përballjet mes këtyre dy skaudrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit.