Ballkani dhe Kukësi në garë për yllin e Teutës

Stivi Frashëri ka zhvilluar deri më tani dy sezone fantastike me Teutën, duke fituar gjithçka: titull kampion, Kupë dhe Superkupë.

Kontrata e portierit me Teutën skadon pas angazhimit në Kupat e Europës, por në Durrës duket se do të bëjnë gjithçka për të bindur korçarin të vijojë kontratën.

Megjithatë, në Kosovë janë të bindur se portieri do të vazhdojë karrierën te Ballkani i Suharekës.

Ky klub i ka ofruar një pagë të lartë korçarit dhe gjasat janë që të transferohet pikërisht te skuadra që firmosi pak ditë më parë edhe mbrojtësi i larguar nga Teuta, Rustem Hoxha.

Gjithsesi, java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e 30-vjeçarit, i cili së fundmi ka marrë gjithashtu një ofertë nga Kukësi.

Leicesteri fiton Superkupën e Anglisë

Ballkani i pamëshirshëm për KEK-un, e mposhtë me gjashtë gola diferencë