Ballkani dezinfekton ambientet e stadiumit para derbit me Prishtinën

Skuadra e Ballkanit ka dezifenktuar përsëri ambientet e stadiumit të qytetit në Suharekë.

E gjitha kjo është bërë duke respektuar rekomadimet e institucioneve shëndetësore, shkruan Gazeta Olle.

“FC Ballkani është duke i respektuar në përpikeri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke bërë dezinfektime në baza te rregullta për shkak të pandemisë Covid 19.

Falenderojmë kompaninë dezinfektuese Eko Pastrimi me pronar Berat Gashi, të cilet çdo herë i përgjigjen kërkesave tona me kohë dhe me cilësi. Sillu në mënyrë të përgjegjshme duke e vendos masken”, shkruan Ballkani në njoftimin zyrtar.

Ballkani, në fundjavë do të luajë derbin ndaj Prishtinës në stadiumin e tyre nga ora 17:00.

Suharekë, 15.07.2020FC Ballkani është duke i respektuar në përpikeri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke…

Gepostet von FC Ballkani am Mittwoch, 15. Juli 2020