Ballkani demanton lajmin që nuk i ka paguar futbollistët: Forma e dobët është krejtësisht sportive

Ish-futbollisti Liridon Leci, tanimë në rolin e analistit sportiv lëshoi bombën tre ditë më parë, ku deklaroi se Ballkani ka tre ose katër muaj pa paguar futbollistët.

Por pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i kampionëve në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.

Suharekasit me një shkresë publike kanë mohuar lajmin se nuk i kanë paguar futbollistët, teksa kanë raportuar se kanë bërë padi ndaj Liridon Lecit.

Sipas faqes zyrtare të klubit suharekas, rezultatet momentale janë kryekëput të aspektit sportiv dhe që lidhen shumë faktorë si ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve apo adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja.

Reagimi i plotë nga FC Ballkani:

Reagim,

Të dashur tifozë

Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj.

Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.

Rezultatet momentale të ekpit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit. Nga kjo, bashkë me stafin teknik,dhe këta lojtarë që shkruajten historinë do të dalim e do t’i kthehemi rezultateve pozitive.

Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze. Na priftë e mbara Suhareka Jonë. /Gazeta Olle/

Realizoi pesë gola ndaj 89-shit, Dabiqaj: Nuk ma dhanë as topin e ndeshjes

Qyteti merr flakë, tifozët e Napolit dhe Frankfurtit bëhen bashkë duke sulmuar policinë italiane (Video)