Ballkani blindon Bajram Jashanicën me kontratë të re

Bajram Jashanica është blinduar me kontratë të re nga Ballkani.

Qendërmbrojtësi me përvojë ka nënshkruar kontratë të re me suharekasit edhe për dy vite dhe do të qëndrojë në Therandë deri në vitin 2026.

33-vjeçari është pjesë e Ballkanit që nga viti 2020, derisa ka qenë ndër lojtarët kryesorë të suharekasve.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

Një prej aseteve tona të çmueshme të sukseseve historike, vazhdon me kampionët edhe për 2 vjet.

“Muri” ynë i mbrojtjes, Bajram Jashanica, nënshkruan deri më 2026.

Klubi i uron suksese futbollistit, drejt objektivave tona të përbashkëta. /Gazeta Olle/

Dardanët i nisin me përkushtim stërvitjet për miqësoren me Norvegjinë

Kombëtarja kryen seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër niset drejt Austrisë