Ballkani barazon Prishtinën e para 12 viteve, 19 pikë në 7 ndeshjet e para

Forma fantastike e Ballkanit nuk ndodhë edhe aq shpeshë në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Për të gjetur një skuadër kaq të frikshme, si suharekasit e këtij sezoni duhet të kthehemi mbi më shumë se një dekadë mbrapa në kohë.

Ishte sezoni 2008/09 kur një skuadër e niste kampionatin në të njejtën mënyrë si Ballkani i sotëm.

Atë botë, Prishtina arrinte të grumbullonte 19 pikë pas vetëm shtatë javësh, me gjashtë fitore dhe vetëm një barazim.

Në fund të sezonit, kryeqytetasit edhe u shpallën kampionë.

“Plisat” në atë sezon nuk dinin për humbje deri në javën e 15-të duke regjistruar 12 fitore dhe 2 barazime para se të mposhteshin nga Drenica.

Koha do e tregoj se a do e bëjë të njejtën edhe Ballkani apo jo./GazetaOlle/