Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi ka kryer edhe stërvitjen e parë.
Skuadra nga Suhareka ka arritur në qytetin e Kayserit ku lartësia është 1500 mbi nivelin e detit.
Ballkani ka njoftuar se sot ka kryer stërvitjen e parë, derisa nesër përsëri do të stërvitet.
E pasditën e nesërme, të besuarit e Bekim Isufit do të luajnë miqësore me skuadrën e Superligës turke, Kayserispor.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Të dashur tifozë
Skuadra ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Turqi, aty ku do të kryejë fazën përgatitore. Pas pritjes së ngrohtë nga pala turke, ekipi u akomodua në hotel dhe pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Ditën e nesërme skuadra do të zhvillojë stërvitjen e radhës teksa pasdite do të zbresë në fushë për miqësoren e parë. Pasdite, ekipi do të testojë veten në miqësoren ndaj vendasve të Kayserispor.
Na priftë e mbara Suharekë
/Gazeta Olle/