Ballkani arrin në Bullgari për tu përballur me Ludogoretsin në ndeshjen kthyese

Ekspedita e Ballkanit ka arritur para pak minutash në Bullgari para ndeshjes kthyese ndaj Ludogoretsit në kuadër të raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ballkani ka fituar ndeshjen e parë ndaj bullgarëve me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv edhe nga ndeshje kthyese në Razgrad në ndeshjen që do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në ‘Huvepharma Arena’.

Therandasit janë nisur sot në mëngjes për në Bullgari dhe tashmë ekspedita e Ballkanit ka arritur në tokën bullgare.

Stafi i ekipit, lojtarët dhe drejtuesit kanë udhëtuar me aeroplan drejt Bullgarisë, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Stërvitja pritet të zhvillohet nga ora 20:00, ndërsa nga ora 19:30 parashihet të jetë konferenca për shtyp.

Suhareka kompletohet me 25 lojtar, por pritet edhe një goditje në treg

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës