Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar në ndeshjen e parë të martën e kaluar në Prishtinë me rezultat të thellë 3-0.
Suharekasit tani kanë për synim të mos humbasin dhe të kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se kanë arritur në Belfast dy ditë para ndeshjes.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja do t’i kryejnë dy stërvitje në tokën irlandeze para përballjes të enjten mbrëma. /Gazeta Olle/