Ballkani – Arbëria: Ndeshjet mes tyre dhe forma e skuadrave

Në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës, sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës.

Ballkani do të mirëpresë Arbërinë në stadiumin e qytetit në Suharekë, në një ndeshje ku njëra skuadër luan për titull, ndërsa tjetra për mbijetesë.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Arbërisë zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

FC Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një humbje, në ndeshjen e fundit nga Drenica.

Në anën tjetër Arbëria ka dy fitore dhe tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Mes këtyre dy skuadrave janë zhvilluar tri takime, ku Ballkani ka fituar në tri prej tyre. /Gazeta Olle/