Ballkani afër marrëveshjes me një tjetër lojtar të Shkupit

Nga ardhja e Omer Bunjakut te Ballkani, Shkupi mbetet skuadra e preferuar e kampionëve për të përforcuar skuadrën.

Portieri Artan Iljazi është afër për të nënshkruar me kampionët e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.

Palët janë në bisedime të avancuara, dhe gjithçka po shkon drejt fundit.

Iljazi ishte pjesë e Shkupit, ku sezonin e fundit pati statistika impresive, ku në 32 ndeshje, pranoi 22 gola dhe mbajti portën e pa prekur 19 herë.

Do t’i mësojnë kundërshtarët këtë javë, FFK sjell profilet e katër skuadrave kosovare që do të luajnë në Evropë

Romania e cila ishte ne grup me Kosovën, shkëlqen dhe fiton me rezultat të pastër ndaj Ukrainës