Ballkani afër marrëveshjes me futbollistin e njohur shqiptar

Klubi Futbollistik “Ballkani” është dukë punuar maksimalisht që të përgatitet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Krahas përgatitjeve, klubi është duke menduar edhe në prurjen e disa futbollistëve.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se skuadra e Ballkanit është afër marrëveshjes me futbollistin nga Shqipëria, Rustem Hoxha.

Mbrojtësi së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e kampiones së Shqipërisë, Teutës së Durrësit.

Kjo lëvizje e Ballkanit vjen pasi që klubi ditë më parë i është larguar qendërmbrojtësi, Arbër Prekazi.

Kujtojmë se 30-vjeçari nga Durrësi më parë ka djersitur fanellat e Luftëtarit dhe Kukësit.

Ky është reagimi i Vedat Muriqit pasi Nora Gjakova fitoi të artën në Lojërat Olimpike

Epike: Mposhti kampionen e botës, reagimi i ‘çmendur’ i trajnerit të notares bëhet viral (VIDEO)