Super Prishtinë, finalja shqiptare afër

Prishtina i ka dhënë leksion basketbolli Kozhuvit nga Gjevgjelia, duke e mbyllur takimin e  parë me një epërsi prej 24 pikëve, duke i dhënë një avantazh të madh skuadrës prishtinase për ndeshjen kthyese. Ndeshja u mbyll me rezultat 85:61.

Çereku i katërt

Prishtina i ka dhënë leksion basketbolli Kozhuvit nga Gjevgjelia, duke e mbyllur takimin e  parë me një epërsi prej 24 pikëve, duke i dhënë një avantazh të madh skuadrës prishtinase për ndeshjen kthyese. Ndeshja u mbyll me rezultat 85:61.

Sigal Prishtina ëshët treguar skuadër më e matur në çereku e katërt, duke e mbajtur avantzhin konstant prej 30 pikëve epërsi.

Berisha, Stit dhe Baviç po vazhdojnë shkëlqimin.

Çereku i tretë

Prishtina e ka thelluar epërsinë në 31 pikë, 70:39. Stit Trajkoski dhe Bavçiq ‘bombarduan’ për tri pikë.

Prishtina e nis me spekakël pjesën e dytë, ndërsa Berisha, Azemi, Bavçiq dhe Trajkoski shkëlqyen me pikë të shënuara në këtë fillim. 62:33 është rezultati momental.

Çereku i dytë

Prishtina ka teguar forcën e saj duke shkuar në pushim me një epërsi prej 16 pikësh (41:25).

Në pjesën e parë shkëlqyen Bavçiq, Berisha, Stit dhe Mazreku.

Stit po ashtu ka treguar formë të mirë pas zëvendësimit me Berishën duke e quar rezultatin në 37:21.

Çereku i dytë ka filluar i baraspeshuar ndërsa Prishtina në fund të tij ka gjetur inspirimin me Blerim Mazrekun që ka shënuar pesë pikë radhazi.

 

Çereku i parë

Prishtina është në epërsi prej 12 pikëve, rezultati momental 24:12.

Dyshja Berisha dhe Bavçiq kanë treguar formë të mirë në çereku e parë, duke shënuar pothuajse të gjitha pikët e Prishtinës. Bavçiq ishte më i sakti në këtë pjesë.

Prishtina shënon edhe katër pikë me Berishën dhe Bavçiqi për serinë prej 11:0 të Prishtinës.

Sigal Prishtina dhe Kozhuv e kanë nisur ndeshjen me shumë gabime nga të dyja palët duke bërë shumë huqje. Prishtina ka kaluar në epërsi për herë të parë pas një gjuajtje të saktë të Edmond Azemit për tri pikë (7:5).

.