Prishtina e madhe në gjysmëfinale

Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitore me rezultat të thellë prej 98:70 kundër Craiovas. Duke ja shtuar edhe katër pikët nga ndeshja e parë Prishtina ka arritur të fitojë me rezultat të përgjithshëm prej 32 pikëve epërsi. Berisha, Mavunga, Azemi, Stit, Mazreku, Trajkosvki, Coles, Hulls e Bavçiq dhuruan spektakël për ‘Plisat’.

 

Çereku i katërt

Prishtina e ka vazhduar edhe çerekun e katërt me lojë shumë të bukur dhe aksione të përkyera. Rezultati i tanishëm është 96:63, ku kanë mbetur edhe tre minuta. Berisha pushon dhe merr duartokitje të mëdha nga ‘Plisat’ që janë duke dhuruar spektakël në tribuna.

kater

Çereku i tretë

Prishtina e ka mbyllur edhe çerekun e tretë me një epërsi të madhe pre82:53. Ajo çka ra në sy në këtë çerek ishte një aksion shumë i bukur i Prishtinës, i cili përfundoi me një asistim perfekt të Dardan Berishës për Coles i cili bëri një ngulitje spektakolare. Berisha ishte më i miri në këtë çerek.

Është kthyer në lojë edhe lojtari më i mirë kosovar Dardan Berisha i cili ka shënuar tre trepikësha radhazi duke e quar epërsinë në 32 pikë. Rezultati 71:39.

berisha

Prishtina e nis me ‘bomardimin’ për tri pikë të Stit. Siç duket edhe pjesë e dytë lojtarët ‘bardhëekaltër’ e kanë marrë seriozisht me mbrojtje të fortë.  Shënon edhe Bavçiq e Berisha për tri pikë. Rezultati momental 65:35.

 

qerek 3

Çereku i dytë

Prishtina nuk ka të ndalur. Edhe në  çerekun e dytë Prishtina ka vazhduar ta thellojë epërsinë me pikët e Hulls, Bavçiq e Stit. Rezultati momental 46:23.

Prishtina e ka mbyllur me një epërsi të madhe prej 53:33 pjesën e parë apo çerekun i dytë.  Lojtarët vazhduan me mbrojtje të fortë dhe të sakt në sulm.

prishtina cereku i dyte

Çereku i parë

Plisat këndojnë himnin kombëtar edhe pse më parë ishte ndaluar nga FIBA.

Prishtina e ka nisur shumë mirë çerekun e pare, duke kaluar që në fillim me gjashtë pikë epërsi 8:2. Dardan Berisha duket në formë.

Prishtina ka vazhduar të thellojë epërsinë. Tashmë bardhëekaltërit janë 12 pikë në epërsi 17:5.

Salla është e mbushur plot ndërsa kanë mbetur shumë tifozë jashtë.

Prishtina ka zhilluar lojë shumë të fortë në çerekun e parë, ndërsa ata që u vrejtën më shumë me pikë të shënuara janë Mavunga, Berisha, Hulls, Bavçiq e Trajkosvki. 32:14 është mbyllur ky çerek.

1 lo

 

2 loja