Ballisti bën thirrje para koncertit: Përkrahni Vëllaznimin

Djaloshi që tashmë iu është veshur petku i heroit kombëtar, Ismail Morina – Ballisti, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Gjakovës, transmeton Gazeta Olle.

Ai ka ndenjur bashkë me tifozë të Vëllaznimit, për klubin e të cilëve e ka bërë një thirrje duke apeluar te të gjithë qytetarët që ta blejnë biletën e koncertit që do të mbahet të mërkurën, i cili synon mbledhjen e të hollave për përmirësimin e kushteve në klubin kuqezi.

Koncerti mbahet të mërkurën me fillim prej orës 19:00 në palestrën sportive “Shani Nushi”, ku të ftuar janë shumë këngëtar të estradës.

VIDEO: https://www.facebook.com/video.php?v=865768610147998&set=vb.231188973605968&type=2&theater