Ballistët reagojnë ndaj Shkupit dhe Shvercerave: Po na bëhet padrejtësi

 

Tifogrupi i njohur Ballistët, që mbështesin skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mundshëm të FC Shkupit dhe tifogrupit Shvercerat, duke pretenduar se po u bëhet një padrejtësi për moslejimin e udhëtimit në Çair për ndeshjen e radhës.

Në një komunikatë zyrtare, Ballistët shprehën zhgënjimin e tyre, duke bërë të ditur se kanë komunikuar me palën tjetër, por FC Shkupi pritet të refuzojë kërkesën e tyre për udhëtim, shkruan Gazeta OLLE.

“Duket se nuk janë të interesuar të lejojnë praninë tonë, dhe kjo është mbështetur edhe nga grupi i tifozëve Shvercerat” thuhet në deklaratë.

Ky tension ndodh në një periudhë kur Shkëndija dhe Shkupi, dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, janë në garë të fortë për titullin kampion.

Dy tifozeritë kanë pasur raporte të tensionuara së fundmi, duke përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre.

Në xhiron e pestë të kampionatit maqedonas, Shkupi pret Shkëndijën*m në derbin e javës, i cili pritet të jetë një ndeshje tejet e zjarrtë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

 

Spektakli i Superkupës në Prizren

Aliyar Aghayev nga Azerbajxhani do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Rumani në “Fadil Vokrri”