Baliu e Gashi gjykojnë sfidat e Kupës në Gjilan

Mentor Baliu dhe Bajram Gashi janë deleguar në Gjilan, në dy takimet çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Baliu referon në sfidën, Drita – Feronikeli, kurse Gashi në takimin, Gjilani – Trepça ’89.

Ndërkohë, Fatmir Tahiri do të udhëtojë drejt Istogut, ku skuadra me të njëjtin emër pret Drenicën.

Një tjetër takim interesant është ai mes Besës e Llapit, me ç’rast drejtësinë do ta ndajë Nazmi Rraci.

 

 

Orari  dhe gjyqtarët

 

E mërkurë – ora 14:00

Drita – Feronikeli

(M.Baliu. J.Musolli. M.Berisha)

 

Istogu – Drenica

(F.Tahiri. A.Ejupi. M.Qehaja)

 

E enjte – ora 14:00

Gjilani – Trepça ‘89

(B.Gashi. B.Morina. F.Sekiraqa)

 

Besa – Llapi

(N.Rraci. E.Baliqi. F.Berisha)

 

(Në çerekfinale luhet vetëm një ndeshje)